ALLAHU IM I MADH !
A mirë është për fenë islame një e tillë pabesi?
A mirë është për të famshmin besim një e tillë tradhti?
A mirë është këta dallkaukë të hyjnë në islam?
A mirë është të shajnë këta fe e Kur'an?
A mirë është shkollë e medrese të mbyllen, të humbin prore?
A mirë është të shuhet në këto anë drita diturore?
A mirë është këta besimtarë ta shohin me përbuzje fenë?
A mirë është të heshtin kur thonë se janë muslimanë?
Natën më të gjatë po jetojmë, o Zot ...
A prej sheriatit tënd u ndamë e copëtuam?
Ki mëshirë, o Zot, ramë e u shkatërruam
E, kështu, karshi botës, o Zot, u turpëruam!
Pejgamberit që i jep dorën kundërshtarit, pas i shkuam,
Allahut që thotë se është falës e mëshirues, i besuam;
Për nder të Resulit Tënd, nga fati i keq na shpëto Ti,
O drit' e së Vërtetës që n'horizonte e fshehur rri!
Këto net të gjata errësire, o Zot, të mbarojnë,
Të lindë, më në fund, dielli i ardhshëm, të ndriçojë!
Drit' e tij ta shkëlqejë çdo zemër të fesë sonë;
Na e mundëso këtë favor nga lartësia jote, o Zot!
Kemajl Aruci
Mars 1936